Turqi, në një muaj janë vrarë 500 terroristë

Erdoan tha se 123 militantë janë vrarë vetëm përgjatë dhjetë ditëve të fundit në jug-lindje të Turqisë, pranë kufirit me Irakun.
Kohët e fundit janë përshkallëzuar sulmet terroriste kundër forcave ushtarake dhe civilëve turq. Vetëm ditën e djeshme, tetë policë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në provincën e Bingolit.
Në sulmet e fundit me bomba janë vrarë dhjetëra forca ushtarake turke dhe dhjetëra civilë, mes të cilëve edhe fëmijë e gra.
Partia Punëtore e Kurdistanit ka nisur fushatën e saj në vitin 1984 dhe që prej asaj kohe më shumë se 40 000 persona kanë humbur jetën në konflikt. PKK-ja klasifikohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja./Start/F. P/
2012-09-17 15:57