E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet në Bruksel "Euro-Albanian Contacts"

 Kuratorët e ekspozitës, Artan Shkreli dhe Artan Lame, shprehen se kjo "është ekspozita e parë e këtij lloji që paraqet hartografinë e trojeve arbërore në shekuj."

Kjo ekspozitë paraqet rreth 50 harta te trojeve arbërore të një harku kohor prej 17 shekujsh. Pjesa më e madhe e këtyre hartave shfaqen për herë të parë në një ekspozite dhe në javët e ardhshme do te ekspozohen edhe në Shqipëri.

 Gjithashtu, në këtë ekspozite do te shfaqen edhe rreth 100 botime evropiane që flasin për Shqipërinë, turizmin dhe kulturën shqiptare. Ekspozita Euro-Albanian Contacts është çelur fillimisht në Bruksel, më qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në Evropë në përvjetorin e 100 të pavarësisë së Shqipërisë. Të mërkurën, zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian Miguel Angel Martinez do të shpallë zyrtarisht të hapur ekspozitën në një ceremoni të posaçme ku do të marrë pjesë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla. /Start/

                                                                                             2012-09-18 08:58
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›