E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti, 100 vota për shkarkimin e Pangos

Ndarja pozitë-opozitë u pa pikërisht në momentin e dekretit për emërimin e ministrit të ri të Kulturës, Ardian Turku, ku dekreti për emërimin e tij arriti të marrë vetëm 72 vota pro kundrejt 26 kundër. 

TIRANE-Kuvendi votoi dje pa asnjë hezitim për shkarkimin e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango duke i dhënë 100 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, dekretit të Presidentit të Republikës për largimin e tij nga posti qeverisës. Por ndarja pozitë-opozitë u pa pikërisht në momentin e dekretit për emërimin e ministrit të ri të Kulturës, Ardian Turku, ku dekreti për emërimin e tij arriti të marrë vetëm 72 vota pro kundrejt 26 kundër. Turku ka drejtuar Bashkinë e Elbasanit në periudhën 2003-2007 dhe më pas ka ushtruar detyrën e pedagogut në universitet. Emërimi i tij në postin ministror erdhi pas vendimit të kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin nga kjo detyrë të Ylli Pangos. Ky i fundit u shfaq gjatë një emisioni televiziv mbrëmjen e 4 marsit, duke abuzuar me detyrën teksa i ofronte shtratin një vajze të re në këmbim të një vendi pune.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›