E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madoff vetëdeklarohet fajtor për mashtrim

Ish-Presidenti i bursës së Nasdakut në Uoll Strit Bernard Madof, i akuzuar se ka përvetësuar me anë të një mashtrimi financiar, 50 miliardë dollarë, është vetëdeklaruar fajtor për 11 akuza që rëndojnë ndaj tij. Dukme kaluar përmes shumë gazetarëve dhe fotoreporterëve, Madof ka hyrë në Pallatin e Drejtësisë në Perl Strit të Manhatanit për t'u përballur me seancën vendimtare gjyqësore. Ish-financieri Madof rrezikon të kalojë ditët e ardhshme të jetës së tij në burg. Ai rrezikon një dënim prej 150 vitësh burg dhe një gjobë prej 170 miliardë dollarësh. Gjykatësi i cështjes Deni Çin i ka dhënë fjalën Madofit duke i kërkuar që të shpjegonte mekanizmat e mashtrimit, që ka marrë kursimet e mijëra pensionistëve, kursimtarëve të vegjël, etj. I veshur në ngjyrë gri dhe me jelek anti-plumb, Madof është paraqitur shumë kohë para se të niste seanca. Në sallën e gjyqit janë paraqitur disa viktima në procesin e ashtuquajtur "Mashtrimi i Shekullit". Gjykatësi Çin iu ka dhënë fjalën secilit prej tyre në pritje të vendimit ndaj Madof që mund të vijë pas disa javësh ose muajsh. Mes personave të mashtruar janë investitorë profesionistë, shoqata bamirësie, aktorë, deri të mbijetuar të holokaustit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›