Korçë, promovohen libra të shkrimtarit kosovar Mëhill Velaj
Shkrimitari shqiptaro-amerikan me origjinë nga Peja e Kosovës, Mëhill Velaj promovoi sot në qytetin e Korçës tre libra, duke vendosur kështu bashkëpunimin letrar midis klubit letrar korçar "Bota e Re" dhe shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë në SHBA. Librat e Velajt, tregime e novela "Ishulli i pulëbardhës", dy librat në prozë të titulluar "Lule që rriten në gurë" dhe "Metamorfoza e Rruzullit", u promovuan në ambjentet e bibliotekës " Thimi Mitko" të Korçës. Akademiku Fatmir Terziu, i ardhur nga Anglia posaçërisht në këtë aktivitet, veçoi krijimtarinë e Mëhill Velajt "për një gjuhë tipike me kombinacion metaforik, nëpërmjet së cilës krijon trungun e tij poetik".