115 kardinalë të mbledhur në Romë, nisin sot votimin për të zgjedhur papën e ri
Ata votojnë 4 herë, deri sa një kandidat të marrë 2/3 e votave
Kardinalët nisin sot votimin e fshehtë për të zgjedhur papën e 266-të të Kishës Katolike.
115 kardinalët nga 48 shtete do të hyjnë në Kapelën Sistine pasdite për mbledhjen e tyre të fshehtë.
Angelo Scola i Italisë dhe Odilo Scherer i Brazilit shihen si kandidatët më të fortë që mund të fitojnë 77 votat e nevojshme për fitore.
Kardinalët do të votojnë 4 herë deri sa një kandidat te marre 2/3 e votave.
Fletëvotimet e kardinalëve do të digjen, për t’i treguar publikut se si është duke u zhvilluar votimi.
Tymi i bardhë që del mbi kapelë nënkupton se ka fitues, derisa tymi i zi tregon se votimi nuk ka qenë përcaktues.
Mbledhja e fshehtë vjen një muaj pasi Papa Beneditki XVI tronditi botën duke u bërë papa i parë në 600 vjet që jep dorëheqje.