Korçë, rrëshqitja e tokës bllokon rrugën
Alarm në një zonë të Korçës, nis rrëshqitja e një masivi dheu në një aks nacional, bllokohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë. Një pjesë e rrugës Korçë-Liqenas rrezikon të shembet, ndërsa mijra banorë mund të izolohen si pasojë e rrëshqitjeve të tokës. Më shumë se 500 metra
të kësaj rruge të rëndësishme që lidh Shqipërinë me Maqedoninë janë përfshirë nga çarja e tokës, ndërsa rrëshqitja duket se mund të sjellë pasoja të rënda. Situata e krijuar vetëm në tre ditët e fundit mendohet të jetë shkaktuar nga shpërthimet e eksplozivit të një
gurorje fare pranë zonës që ka dhënë shenjat e një shëmbje të mundshme e cila funksionon prej më shumë se 30-të vitesh. Specialistët e ndërmarrjes nacionale të rrugëve kanë shpallur alarmin dhe pas inspektimit të vendit kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë së shtetit për mos lejimin e mjeteve
me mbi 5 ton që mund të provokonin rrëshqitjen e masiveve të dheut duke mbyllur krejt rrugën. Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje Kreshnik Zgjani ka nisur dhe marrja e masave të menjëhershme për të evituar shembjen e kësaj pjesë të rrugës, ndërsa do të hapet dhe një rruge e re e përkohshme prej rreth 500 metrash per t'iu shmangur zonës që ka rrëshqitur dhe që mund te sjellë pasoja për jetën e udhëtarëve dhe të mjeteve të shumta që lëvizin në të.
Madje për këtë situatë ka marrë njoftim edhe Shtabi i Emergjencave pranë prefekturës, specialistët e të cilit kane pare zonën nga afër duke kordinuar veprimet me ndërmarjen në fjalë për evitmin e një
katastrofe te mundshme për dhjetra banorë.