E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë,Bode-Alibeaj inagurojnë burgun e ri

Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj si dhe ministri i Financave Ridvan Bode inaguruan gjatë mesditës të sotme burgun e ri vetëm 4 kilometra larg Korçës. Ndërtimi i burgut në fjalë është realizuar në kuadër të ndërtimit të një sërë burgjesh dhe ambientesh të para-burgimit në të gjithë vendin financuar nga programi Cards i BE-së me një fond prej 3.8 milion eurosh. Burgu i ri i Korçës, ka një kapacitet prej 350 personash, ndonëse ka aktualsiht rreth 200 të burgosur kryeisht nga qarku juglindor dhe në të pritet të mbrijnë dhe rreth 150 të burgosur të tjerë. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj ka theksuar në fjalën e tij se burgjet nuk duhet të shërbejnë vetëm vetëm si institucione ndëshkimore, por në to shteti shqiptar duhet të përgatisë kthimin e sigurt të të dënuarëve në shoqëri. Ai iu ka kërkuar drejtuesve dhe njerëzve që punojnë në këto burgje respektimin e të drejtave të njeriut si një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm në mjedisin e burgut, ndërsa ka pohuar gjithashtu se investimet në këtë drejtim nuk do të mungojnë, për t'i dhënë vendit një impakt të ri në raport me njerëzit që ju është privuar liria. Ministri i Financave Ridvan Bode ka shtuar gjatë fjalës së tij se ky institucion burgimi do të shërbejë për të gjithë qarkun e Korçës dhe se në të ka aktualisht 350 të punësuar çka do të thotë sipas tij se janë 350 familje që ushqehen me të adhurat që vijnë nga puna në këtë burg. Pas prerjes së shiritit dy ministrat Alibeaj dhe Bode të shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve Gazmend Dibra kanë vizituar disa prej ambienteve të burgut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›