Bekhami i përjashtuar nga lista e Milanit në UEFA
Lajme të tjera nuk na interesojnë, Devid do të kthehet
te ne më 9 mars". Bruse Arena, trajneri i Los Anxhelos
Galaksy, hedh poshtë çdo qëndrim të mundshëm të
Bekhamit në Milano. Dhe nëse kjo nuk mjaftonte për
skeptikët, ja ku është fakti tjetër, që e provon një gjë të
tillë. Milani të shtunën do të dorëzojë listën e të
grumbulluarve për në Kupën UEFA: në këtë listë nuk
figuron Bekham. Kjo provon se qëndrimi i anglezit te
kuqezinjtë është i vështirë. Gjatë këtyre ditëve janë thënë
vërtet shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e
mesfushorit. Palët e përfshira në këtë zhurmë të madhe
mediatike kanë qenë tabloidet angleze, por edhe skuadrat
Milan dhe Galaksy. Por tashmë dyshimet duket se janë
shuar. Nga njëra anë është trajneri i amerikanëve, ndërsa
nga ana tjetër është Milani që e ka plotësuar listën pa
lojtarin. Prandaj tifozët janë paralajmëruar: atyre më shumë
mundësi do t‘u mbeten thjesht kujtimet për ata pak muaj
që Bekham kaloi te Milani.