E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, tri vajza të mitura deklarohen të humbura

Policia e Korçës ka njoftuar mbrëmjen e sotme se tri vajza të mitura janë deklaruar të humbura. Mësohet se të miturat janë të moshave 8, 10 dhe 13 vjeçe me inicialet B.D. , K.Z. dhe Xh.H.

Gjithashtu, policia thotë se vajzat janë shoqe mes tyre. Mësohet se të miturat banojnë në “Lagjen e francezëve” në qytetin e Korçës.

Kanë qenë familjarët e tyre ata që kanë bërë denoncimin për humbjen e tre të mitrave. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Familjarët të shqetësuar kanë kërkuar gjatë gjithë ditës në të gjithë qytetin, por pa arritur t’i gjejnë dhe më pas janë detyruar të kërkojnë ndihmën e policisë.

Sipas policisë, vajzat kanë dalë nga shtëpia mesditën e sotme për të luajtur. por nuk janë kthyer më në shtëpi. Policia ka nisur menjëherë kërkimin e tyre./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›