Egjipti, SHBA: Të nisë dialogu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin për një Egjipt “stabël, demokratik, gjithëpërfshirës dhe tolerant”.
Ky ishte mesazhi i dhënë nga zv.Sekretari Amerikan i Shtetit, William Burns gjatë takimeve me udhëheqësit e përkohëshëm të vendit.
Ai tha se nuk kishte mbërritur në Kajro për të dhënë leksione apo zgjidhje dhe shtoi se Uashingtoni e ka kuptuar se vetëm egjiptianët mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Burns i përshkroi ngjarjet e fundit në vend si “një shans të dytë për të realizuar premtimet e revolucionit që rrëzoi presidentin Mubarak” në vitin 2011.
“Prioritare duhet të jetë ndalja e menjëhershme e dhunës dhe nxitjes së saj dhe më pas nisja e bisedimeve politike mes të gjitha palëve dhe të gjitha partive politike në vend”, tha ai.
Burns do të qendrojë në Egjipt për një vizitë zyrtare 2-ditore ku tha se do të takojë udhëheqësit e të gjitha partive dhe klerikët e lartë fetarë. Burns është i pari zyrtar i lartë amerikan që viziton Kajron, që nga 3 korriku, kur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi./Indeksonline/