E Diel, 1 Nëntor 2026

300 maturantë nisën konkurrimin për Arkitekturë e Urbanistikë

TIRANË- Rreth 300 maturantë iu nënshtruan sot fazës së parë të provimeve për degën e arkitekturës dhe urbanistikës në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Andrea Maliqari, tha se ky konkurs do të jetë përcaktues për 80 kuota pranimin në degën e arkitekturës dhe 40 të tjera në atë të urbanistikës.

Një maturant që të shpallet fitues në këto degë, duhet të sigurojnë 40 për qind të pikëve nga rezultatet e Maturës Shtetërore, dhe 60 për qind të pikëve nga konkursi special.

Maliqari tha se fituesit e konkursit special shpallen më 13 shtator.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›