E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet provimi për pranimet tek Arkitektura dhe Urbanistika

Rreth 300 maturantë zhvilluan testin e parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Andrea Maliqari, tha se ky konkurs do të jetë përcaktues për 80 kuota pranimin në degën e arkitekturës dhe 40 të tjera në atë të urbanistikës.

Një maturant që të shpallet fitues në këto degë, duhet të sigurojnë 40 për qind të pikëve nga rezultatet e Maturës Shtetërore, dhe 60 për qind të pikëve nga konkursi special. Maliqari tha se fituesit e konkursit special shpallen më 13 shtator. /Start/

                                                                                             2011-09-02 15:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›