E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vrasja e 75 vjeçarit, vajza akuzon të vëllanë

KORCE- Gjykata e shkallës së parë e Korcës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat ndaj Edison dhe Marinel Demirin dy prej 3 të rinjve të cilët akuzohen për vrasjen e 75 vjecarit Ali Zeneli. Vrasja ndodhi tre ditë më parë në fshatin Pojan të Korçës. Ndërsa për Bledar Demirin gjykata ka dhënë masën e sigurisë „Detyrim me paraqitje“. Ky i fundit ishte njëherazi dhe nipi i viktimës.

Gjatë seancës gjyqësore dy të akuzuarit kanë mohuar autorësinë e krimit dhe kanë akuzuar djalin e viktimës, Petrit Zeneli si autor i krimit.

Pas seancës ka reaguar dhe vajza e viktimës, duke akuzuar drejtëpërdrejtë vëllanë e saj, si autor kryesor për ngjarjen.
"Po të donin vëllezërit Demiri e kishin vrarë me kohë. Ai ( flet për të vëllanë) sa erdhi nga burgu, babi vdiq. Dyshoj se ai e ka vrarë”.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Pojan të Korcës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›