Vlorë, policia sqaron vrasjen e emigrantit

Sipas policisë, se "ngjarja ndodhi në mesnatë në lagjen periferike "1 maj" në këtë qytet, ndërkohë që viktima ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve, me të cilët po bashkëbisedonte në trotuar".
Në këtë moment, pranë tyre është afruar një motoçikletë ku ndodheshin dy persona me skafandër në kokë, njëri prej të cilëve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Lekës, duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithëse është transportuar me urgjencë në spital, i riu nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e dëmtimeve të rënda dhe hemoragjisë.
Ndërkohë, autorët e kësaj ngjarjeje janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre, në brendësi të bllokut të banesave dhe duke përfituar nga errësira, kanë arritur t’i shpëtojnë policisë. Mësohet se viktima, emigrant prej vitit 1994 në Itali, ku jetonte me familjen, ishte kthyer para pak ditësh dhe banonte në shtëpinë e gjyshes pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. /S.Ll/Start/
2011-07-28 11:57