Kodheli: LSI gënjeu për shifrat e Bashkisë së Tiranës

Zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli reagoi pas akuzave të bërë nga LSI-ja dje për Bashkinë e Tiranës, duke i konsideruar ato si shpifje. "Me gjuhën e vjetër të Sali Berishës, Ilir Meta e Monika Kryemadhi fyen e shpifën në mënyrën më shembullore Bashkinë e Tiranës. Ajo theksoi se Meta e Kryemadhi deformuan realitetin e shifrave të buxhetit e të fakteve të punës së bërë nga Bashkia e Tiranës, me agresivitet e mungesë vërtetësie të madhe. "Kur mbeten edhe 148 ditë nga largimi i Berishës, ne mendojme që Ilir Meta s'ka asnjë të drejtë të sillet me interesat e njerëzve e të vendit njësoj si në vitin 2005",shtoi ai.