Përgënjeshtrohet hetimi ndaj Interit të Mançinit
Një artikull i botuar nga e përditshmja milaneze "Il
Giornale", mbi një raport të policisë gjyqësore për
një lidhje të mundshme mes ndeshjeve të fundit të
luajtura nga Interi në sezonin e kaluar (2007-2008) dhe
shoqërive të basteve, ka prodhuar reagime të
menjëhershme si nga ana e skuadrës zikaltër ashtu
edhe nga vetë prokuroria. "Është një çmenduri". Kështu
e ka komentuar presidenti i Interit, Massimo Morati,
artikullin e botuar në të përditshmen "Il Giornale". "Është
përgënjeshtruar nga prokuroria, ka thënë Morati,
prandaj nuk është i nevojshëm përgënjeshtrimi im".
Vetë prokuroria ka nxituar të sqarojë se, nuk është hapur
asnjë hetim mbi kampionatin 2007-2008, aq më tepër
ndaj Interit. I njëjti raport policie, i cituar nga e
përditshmja nuk jep në asnjë moment një lidhje mes
Interit dhe basteve, edhe pse ka bërë një shpjegim të
thjeshtë të fakteve, Pas këtyre dy reagimeve, çështja
po shkon drejt mbylljes.