Qeveria, 5 mln lekë për dëmshpërblimin e Gërdecit
Fondi do t'i shpërndahet personave që nuk janë përfshirë më parë në listat e miratuara në maj të vitit të kaluar. Më 15 mars mbushet një vit nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit, ndërsa drejtësia ende nuk e ka mbyllur këtë dosje.
TIRANE- Qeveria shton fonde për të prekurit nga tragjedia e Gërdecit. 5.027.000 lekë do të shpërndahen për personat që nuk janë përfshirë më parë në listat e miratuara në maj të vitit të kaluar. Në majin e kaluar qeveria miratoi një listë të gjatë njerëzish nga të gjitha komunat përreth Bashkisë së Vorës, ku u evidentuan dëme që shkaktoi shpërthimi i fabrikës së demontimit në fshatin Gërdec. Nga kjo listë përfitonin jo vetëm familjarët, por edhe bizneset, duke u kompensuar të gjitha kategorive humbjet që u kishte shkaktuar ky shpërthim. Por pas verifikimeve të grupeve të caktuara, ishin vënë re përsëritje emrash, kryesisht personash, si dhe mungesa të emrave të tjerë. Pas procedurës së verifikimeve në terren, qeveria vendosi të caktojë një fond tjetër për emrat e shtuar, duke përfshirë në shumë edhe personat që u ishte përsëritur emri, të cilët kishin marrë nga dy herë dëmshpërblim.
Pas ngjarjes së Gërdecit, qeveria mori masa të menjëhershme për përllogaritjen e dëmeve, në mënyrë që të dëmshpërblejë të dëmtuarit. Vetë kryeministri Berisha premtoi një dëmshpërblim në masën 100 për qind të të dëmtuarve të kësaj tragjedie.
Më 15 mars 2009 mbushet plot një vit nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit, ndërsa drejtësia ende nuk e ka mbyllur këtë dosje. Sepse ngjarja e Gërdecit zbuloi më pas një aferë më të madhe, atë të tregtisë së municioneve drejt vendeve në konflikt.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)