E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, fitore e "vjedhur", Katanias i mohohet goli

Juventusi ka marrë fi toren e radhës në kam pionat, duke mposhtur 1-0 Katanian, në një sfidë të mbushur me polemika të shumta. Siçilianëve u është mohuar një gol i rregullt në pjesën e parë, ç'ka shkaktoi një tension të jashtëzakonshëm në fushën e lojës. Bergesio realizoi në pozicion mëse të rregullt, por anësori vendosi ta anulonte pas një minute, ç'ka solli edhe protestën e ashpër të presidentit të klubit siçilian Antonino Pulvirenti. Ky i fundit u fut deri në fushë për t'i kërkuar shpjegime arbitrit Xhervasoni, që në këtë rast u tradhtua nga asistenti i tij. Ishte minuta e 26-të, kur Katania realizoi, pas një krosi të Spolit që u përplas në shtyllë. Bergesio aty pranë e dërgoi topin në rrjetë dhe në stadium nisi festa, por pas 40 sekondash, anësori e anuloi, duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë. Katania u nervozua, ndërsa në pjesën e dytë Juve arriti të realizonte falë Arturo Vidal, duke marrë tri pikët e radhës. Ndeshja u bë më e lehtë pasi Markeze mori kartonin e dytë të verdhë, për një prekje të dukshme me dorë dhe Juve administroi qetësisht rezultatin. 
PULVIRENTI
"Goli i Bergesios u anulua nga pankina e Juventusit. Anësori e quajti të rregullt, më pas ata protestuan ashpër dhe goli u anulua". Ka qenë kjo deklarata e fortë e bërë nga presidenti i Katanias Antonino Pulvirenti në fund të ndeshjes së djeshme. "Ka 7 arbitra në fushë dhe askush nuk sheh asgjë, - shtoi ai. - Është episodi i tretë që na ndodh, pas atyre me Parmën dhe me Interin. E patë të gjithë se çfarë ndodhi: një gol i rregullt na anulohet neve dhe një i parregullt i lejohet Juves. Pastaj, 7 të ndëshkuar me të verdhë, kartoni i kuq ishte në pritje. Anësori në fillim e lejoi, më pas e anuloi golin tonë. E anuloi pankina e Juves. Këta zotërinj duhet të më thonë arsyen. Nuk është e mundur. Kështu po bëhet e vështirë të vazhdojmë. Arbitri më kërkoi falje në fund", tha presidenti i Katanias. "Nga fusha pamë pak, pamë vetëm kur anësori ngriti flamurin. Nuk e di se çfarë ndodhi më pas. Anulimi erdhi nga pankina e Juves? Nuk besoj. Ishte anësori që e anuloi", tha ndihmës trajneri i Juves Anxhelo Alesio.
NDESHJET
Në takimet e tjera të Serisë A, spikat triumfi 2-0 i Fiorentinës ndaj Lacios, në një ndeshje që vjollcët e dominuan. Bardhekaltërit humbën toruan në pjesën e dytë, duke marrë dy kartonë të kuq, Ledezma e Hernanes. Nëse mesfushori argjentinas bëri një faull për kartonin e dytë të verdhë, braziliani ndërhyri në mënyrë brutale ndaj Kuadrados, duke merituar direkt të kuqin. Ljaliç e Toni ishin autorët e golave për Fiorentinën. Ndërkohë, Kaljari mundi 1-0 Sampdorian në transfertë, ndërsa Peskara e Atalanta barazuan 0-0. Fitore e rëndësishme për Parmën, që mposhti 3-1 në transfertë Torinon.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›