E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 23-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit, njihej si hajdute

KORCË-Një 23-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhedhur ngas kati i 5-të i një pallati. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjet numër 15, të qyteti të Korçës. 

E reja me inicialet G.D është shoqëruar menjëherë në spitalin rajonal, ku mësohet se gjendja e saj është rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë të rënda. Kanë qenë banorët e pallatit që e kanë  transportuar me urgjencë vajzën në spital ku po merr dhe ndihmën e parë.

Sipas policisë, vajza është nga fshati Malavec dhe prej disa muajsh bashkëjetonte me një djalë në pallatin prej nga u hodh ditën e sotme. Policia ka shoqëruar bashkëjetuesin, duke e marrë atë në pyetje, për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Ndërkaq burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur se 23-vjeçarja është një person me precedentë penalë dhe njihej si një person që grabiste dyqanet e rrobave dhe këpucëve. Në janar të këtij viti ajo u arrestua për shkatërrim prone dhe vjedhje e mbetur në tentativë.

(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›