E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muxhahedinët, Shqipëria, kontribut në shmangjen e vrasjeve në Irak

koblerTiranë- Gadishmëria e Shqipërisë dhe e Gjermanisë që të strehojnë më shumë se 300 muxhahedinë është përshëndetur nga i dërguari i OKB-së për Irakun, Martin Kobler.

Kobler ka bërë apel që vendet anëtare të OKB-së të pranojnë më shumë se tre mijë pjesëtarë të tjerë të këtij grupi.

“Shqipëria me këtë veprim ka ndihmuar në shmangien e gjakderdhjes së madhe në Irak”,-tha Kobler duke folur dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Ndër të tjera Kobler gjithashtu tha se 4 muajt e fundit kanë qenë ndër më të përgjakshmet në Irak në pesë vitet e fundit. Sipas tij janë vrarë tre mijë vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›