E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vetëhelmohet me ilaçe një 17-vjeçare, rëndë në spital

SARANDË- Një 17-vjeçare nga Saranda është gjetur sot në mëngjes në gjendje të rëndë shëndetësore, nga prindërit e saj. Sipas dëshmisë së tyre mësohet se adoleshentja është vetëhelmuar duke konsumuar ilaçe.

Vajza me inicialet F. G ka qenë në gjendje të rëndë, në momentin që prindërit e kanë gjetur në dhomën e saj. Mësohet se ajo është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë 17-vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›