Korcë, 3 aksidente5 të plagosur, mestyre një 3-vjecar
KORCë- 3 aksidente të njëpasnjëshme, me pasojë plagosjen rëndë të 5 personave kanë ndodhur paraditen e sotme në Korcë. Midis të plagosurve është edhe një fëmijë 3 vjec.
Aksidenti i parë ka ndodhur në Unazën e qytetit, ku një mjet tip xhip i cili drejtohej nga një shtetas amerikan, drejtues i një sekti fetar Kevi Danjel. Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur nënën 25 vjecare Brunilda Beshiri bashkë me të birin vetëm 3 vjec, gjatë kohës që tentonin të kalonin rrugën. 25 vjecarja dhe fëmija i saj janë transportuar drejt Tiranës për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë. Ndërkohë 2 aksidentet e tjera kanë ndodhur në aksin rrugor Korcë - Pogradec, ku në afërsi të fshatit Symiz një mikrobuz me targa të Pogradecit PG 8515 B ka përplasur një bicikletë, e cila drejtohej nga 50 vjecari Salltem Balollarri, i cili ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në spitalin e Korcës.
Ndërkohë aksidenti i trete është shënuar në kthesën e Maliqit, ku një mjet tip benz me targa të Ersekës që drejtohej nga 25 vjecari Ferit Cenko ka përplasur një motorr ku kanë mbetur të plagosur rëndë Romeo dhe Irini Kuke 61 dhe 56 vjec, ndërsa janë transportuar në spitalin e Korcës. Policia ka ndaluar drejtuesit e mjeteve dhe është duke kryer hetimet për ngjarjen.
(m.a/News24/BalkanWeb)