Hetimi, merret nëpyetje gruaja e FrancKonomit
TIRANE- Pasi i ka dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, si dhe ka pritur e përcjellë për ngushëllim miq dhe të afërm, gruaja e Franc Konomit, i cili u ekzekutua pesë ditë më parë në zemër të Tiranës, ka qëndruar për më shumë se pesë orë përballë hetuesve, duke treguar detaje të jetës së bashkëshortit të saj dhe duke hedhur dritë mbi mjaft pika të errëta të jetës së njeriut me të cilin kishte ndarë jetën.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se Rovena Pojana, (mbiemrin e së cilës kishte marrë dhe vetë viktima) është pyetur për jetën që bënin në Gjermani, marrëdhëniet e bashkëshortit me disa persona, të cilët dyshohet se ai ka pasur probleme, si dhe për ardhjen e fundit në Shqipëri.
Ndër të tjera, Rovena Pojana ka zbuluar për hetuesit edhe faktin se bashkëshorti i saj, Franc Konomi nuk kishte arritur të paguante as lekët e makinës që kishte blerë së fundmi, brenda së cilës u ekzekutua për vdekje.
Sipas saj, bashkëshorti jetonte mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe se vetëm në pak raste e ka shoqëruar në rrugëtimet e tij. Më pas, për hetuesit është rrëfyer dhe tezja e Franc Pojanit, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe e ëma e tij, Kristina Konomi.
Prej pesë ditësh policia po heton në tri pista kryesore për të hedhur dritë mbi vrasjen e Franc Konomit, një emër i njohur në botën e krimit. Veç marrjes në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve, mes të cilëve familjarë dhe miq të Konomit, si dhe të dyshuarit si kundërshtarë të tij, policia ka kryer mjaft veprime të tjera hetimore. Policia ka urdhëruar kontrollin në disa banesa dhe servise në Tiranë, me shpresën për të gjetur motorin me të cilin udhëtuan vrasësit.
Gjithashtu, nga kompanitë celulare pritet ardhja e tabulateve telefonike të telefonit të viktimës, për të studiuar me kujdes çdo thirrje të marrë dhe të bërë prej tij. Franc Konomi, njihej në Tiranë për shkak të problemeve të shumta me drejtësinë. Ai ishte dyshuar për vrasjen e të fortit të rrugës Bardhyl, Gazmend Muça, si dhe për disa gjobëvënie e pengmarrje. Prej një viti ai mbahej nën hetim për trafik kokaine. Babai i dy fëmijëve, u qëllua për vdekje pesë ditë më parë në Tiranë, në makinën e tij luksoze, në sheshin “Avni Rustemi”.
(e.n/GSH/BalkanWeb)