Sauk, 6 mijë banorëvuajnë mungesëne ujit prej 2 javësh
TIRANE- Rreth 6 mijë banorë në zonën e Saukut të Vjetër vuajnë prej 12 ditësh thatësirën. Edhe pse kanë kontrata të rregullta dhe pagujanë detyrimet, në cesmat e tyre nuk vjen ujë.
Banorët janë konfrontuar në mesditë edhe me punëtorët e ujësjellësit të cilët kanë hapur një kanal, që sipas banorëve bëhet për ti hequr ujin e pijshëm kësaj zone dhe për të furnizuar një shtëpi tjetër më lart.
“Me këtë tub furnizohen me ujë 72 familje dhe këta duan t’ja japin vetëm një familjeje dhe ne u detyruam të konfliktoheshim me punëtorët e ujësjellësit. U bënë 12 ditë që nuk kemi ujë, të bësh debat për ujë të pijshëm në këtë kohë është turp.” shprehen banorët.
Banorët e kësaj zone tregojnë se janë ankuar pranë ujësjellësit për mungesën e ujit , por nuk kanë gjetur zgjidhje për këtë problem.
(e.n/news24/BalkanWeb)