Kriza, Berisha: Gati për negociata. Patozi ngarkohet si negociator
Kryeministri Berisha deklaroi se është gati të nisë negociatat me opozitën për zbatimin e rezolutës së Parlamentit Europian që sugjeron hetim të materialeve zgjedhore. Ai ngarkoi Astrit Patozin si negociator të maxhorancës me palën tjetër. Berisha tha gjithashtu se nëse opozita do komision të ri hetimor parlamentar kjo do të diskutohet ne tryezë. Në lidhje me hapjen e kutive të 28 qershorit Berisha tha se do të respektojë cdo vendim të gjykatës Kushtetuese apo të Strasburgut nëse sugjerohet edhe rinumërimi i votave.
• Presidenca belge e BE: Zgjidhje brenda nëntorit
• PS gati për komision hetimor
"Propozimi jonë është konkret, zoti Astrit Patozi ka mandat të plotë të takohet me zotin Gramoz Ruci ose me atë që të ngarkoje, por ne ngarkojmë kryetarin e grupit. Të ulen, të diskutojnë për konkretizimin e rezolutës, i garantoj se ne kemi vullnet të plotë për zbatimin e saj. Kërkojnë ta riformulojnë komisionin, të ulen por ne nuk kemi kundërshti. Po të duan ta mendojnë komisionin ekzistues, po të duan ta ngrejnë prapë. Ata do të kenë kryetarin, do kenë shumicën në votim, objektin e ka përcaktuar qartë rezoluta, thotë hetimin e materialeve të votimit. Nëse insistohet për numërim të votave, nuk kam asgjë kundër rinumërimit të cdo vote ndryshimi, të cdo rezultati dhe se kjo mund të bëhet vetëm mbi bazën e respektimit të plotë të Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave. Në rast se zoti Rama dëshiron ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e garantoj që jam i vendosur të zbatoj cdo vendim të saj. Në fund ti drejtohet Strasburgut, qeveria ime cdo javë vendos për zbatimin e vendimit të gjykatës së Strasburgut, sado që shpesh janë të dhimbshme dhe shumë të kushtueshme", deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit.
Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e martë , 13 korrik 2010 ) < I mëparshmi