Korce, Masakrohet për vdekje pronari i një dyqani
KORCE-Një i moshuar nga Pojani i Korcës është masakruar sot për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Policia e Korcës bëri të ditur se shtetasi Nexhat Gega, rreth 70 vjec ka gjetur vdekjen nga goditja me sende të forta. 70 vjecari ishte pronar i një dyqani në Pojan të Korcës dhe ngjarja ka ndodhur rreth oreve te para te mengjesit pikërisht në ambientet e punës.
Policia e cila ka mbërritur në vendgjarje po heton për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se persona ende të panjohur që mund të kenë patur si synim grabitjen e dyqanit, pasi kanë hasur në rezistencën e pronarit të dyqanit, ose mund të jenë njohur prej tij e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)