E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Peqin e Belsh: Do zhvillojmë bujqësinë

Gjatë zhvillimit të një turi takimesh në Peqin dhe Belsh, kreu i LSI ka premtuar shtimin e vendeve të punës, duke zhvilluar industrinë e agro-përpunimit. Gjatë këtij turi Meta ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë. 

PEQIN/ BELSH- Kreu i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një tur takimesh në qytetin e Peqinit dhe Belshit, ku ka prezantuar edhe kandidatët deputet për këtë forcë politike, të cilët janë Rexhep Bica dhe Zenun Bullari.
Gjatë fjalës së tij kreu i kësaj force politike Meta, tha se LSI ka një plan të qartë për zhvillimin e industrisë agro-përpunuese, ndërsa premtoi se pas 28 qershorit do të ketë më shumë vende pune.
“Vetëm përmes krijimit të një industrie agro-përpunuese, ne planifikojmë që për katër vitet e ardhshme të krijojmë 30 mijë vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë”- tha Meta. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›