Korçë, Parku Kombëtar i Bozdovecit në rrezik nga zjarri

Rëndohet edhe më tej situate nga zjarri në Parkun Kombëtar të Bozdovecit në Korçë. Mësohet se flakët rrezikojnë të përfshijnë dhe Parkun Kombëtar të Dardhës.
Forca të shumta të zjarrëfikësve ndodhen në terren për shuarjen e flakëve, por deri më tani ka qenë e pamundur. Temperaturat e larta dhe era favorizojnë edhe më shumë përhapjen e flakëve, duke djegur sipërfaqe të tëra me bredh.
Deri më tani sipërfaqja e djegur në rajonin juglindor si pasojë e zjarreve, gjatë muajve të verës llogaritet me dhjetëra hektarë si dhe me një dëm të konsiderueshëm ekonomik.