Shqipëria në flakë, FRD: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Tirane – Fundi i muajit Gusht ka shënuar një valë të re zjarresh të cilat kanë përfshirë pyje e kullota në të gjithë vendin, ku shënohen të paktën 40 vatra të reja. Nisur nga kjo situatë, Fryma e Re Demokratike, përmes një deklarate për shtyp ka kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të menaxhuar situatën ku të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisjes lokale, me qëllim kordinimin dhe marrjen e masave efikase për shuarjen e zjarreve, të cilët sipas saj janë duke shkatuar dëmë të pallogaritshme në ekonoimi dhe mjedis.
Në të njëjtën kohë si vend anëtar i NATO-s duhet urgjentisht t`i kërkohet aleancës dhe vendeve mike anëtare që të na ndihmojnë me logjistikë (makineri dhe paisje të përshtateshme) për shuarjen e zjarreve. Në këto kushte FRD mbetet e angazhuar, me gjithë mundësitë e saj modeste, për të dhënë kontributin dhe ndihmuar në kapërcimin dhe normalizimin e situatës theksohet në deklaratën e FRD.
Forcat zjarrfikëse shqiptare janë pa mjetet e duhura për të marrë situatën nën kontroll dhe dy ditë më parë atyre iu vu në dispozicion i pari helikopter, I cili erdhi nga Turiqa.