Vlorë, shkatërrohet banda e grabitësve

Shkatërrohet banda e grabitjeve me armë në qytetin e Vlorës. Policia ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë që ishin pjesë e bandës ndërsa ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe objektesh të vjedhura.
Sipas policisë në sajë të operacionit të koduar “Sfida 2” janë arrestuar shtetasit Nardi Idrizi, Joni Idrizi, Mario Metaj, Armando Likaj, Elton Veliko, dhe Rexhino Aliu, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasit me inicialet E. H.,M. V., dhe A. D., të tre banues në Vlorë.
Sipas policisë banda është përgjegjës për 9 grabitje me armë që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës kohët e fundit, dhe para 5 ditësh, gjatë një grabitje ka shkëmbyer zjarr me forcat e policisë.
Grupi i mësipërm drejtorhej nga shtetasi Nardi Idrizi i cilësuar person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe i identifikuar dhe provuar si personi i cili ka hapur zjarr në të gjitha rastet si ndaj qytetarëve në tentativat për grabitje, ashtu edhe ndaj patrullës së përjgithshme të policisë më datë 22.08.2012 në tentativë për arrestimin e tyre në flagrancë gjatë grabitjes së një karburanti.
Nga Strukturat e drejtorisë së Policsë Qarku Vlorë gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit që është përdorur nga autorët në të gjitha ngjarjet e mësipërme e cila është një automatik mod 56 (kallashnikov). Pas arrestimit nga policia dhe përballë provave të pakundërshtueshme autorët kanë mbajtur qëndrime pohuese dhe kanë dhënë edhe detaje për krimet e kryera.
Sipas policisë autorët e këtij grupi kriminal ka qënë tëpër të dhunëshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve dhe nga specialistët e hetimit klasifikohen si një nga 2 grupet më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar 5 vitet e fundit në qytetin e Vlorës, pas grupit të vjedhjeve me armë të bankave dhe kazinove, të goditur nga ana jonë në kuadër të operacionit "SFIDA 1" . Arrestimi i këtyre shtetasve u krye për veprat penale "Vjedhje me armë", e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe "Vrasje në rrethana të tjera cilësisuese" e mbetur në tentativë".