E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata e zjarreve, 40 vatra ende aktive, në rrezik edhe banesa

Janë mbi 40 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin që po djegin hektarë pyje duke rezikuar edhe banesat. Situata shqetësuese nga përhapja e flakëve është në qarkun e Beratit ku zjarri i rënë në Kodrën përballë Kalasë është në përhapje dhe po rrezikon seriozisht shtëpitë.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë vënë në dijeni forcat e policisë për zjarrin dhe zjarrëfikset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë filluar punën për vënien nën kontroll të flakëve por terreni i vështirë si dhe përhapja me shpejtësi e flakëve për shkak të erës ka bërë që zjarri të përhapet në një terren mjaft të gjerë duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.
 

Ndërsa Ministria e Brendshme konfirmon se në Qarku Dibër: Ka 8 vatra aktive zjarri. Në ekonominë pyjore "Lura 1", në vendin e quajtur "Zhavorri", dhe në "Lura 2", në vendin e quajtur "Fusha e Pelave" dhe "Liqeni i Bruçit. Ndërsa situata në Fushë Bulqizë vazhdon të jetë e rënduar për shkak se zjarrëfikset nuk ndërhyjnë dot për të izoluar flakët.

Qarku Elbasan
Ka 6 vatra aktive. Në rrethin e Gramshit, ka 2 vatra zjarri në pyll me pisha në fshatin Zenelaj, të komunës Skënderbegas në fshatin Tushaj komuna Sult, të cilët janë drejt izolimit të plotë. Në rrethin e Librazhdit janë 3 vatra zjarri. Në rrethin e Elbasanit ka një vatër zjarri, në Krastë, në pyll me pisha dhe shkurre, dhe po punohet nga forcat pyjore dhe komuniteti për ta vënien nën kontroll dhe shuarrjen e tij. Qarku Kukës: Ka 5 vatra aktive. Vatra në Qafë Komi dhe dy vatrat në ekonominë pyjore Surroj, mbetën sërish problematike. Po punohet nga komunteti i zonës, forcat pyjore, si dhe mjetet zjarrfikëse të Kukës, ndërsa ndërsa pritet që të ndrdëryhet nga ajri.
 

Në Korçë
Ka 2 vatra zjarri aktive. Një vatër është në pyjet e Voskopojës, por që forcat e shërbimit pyjor, forcat e komunës dhe vetë komuniteti, e kanë vënë nënkontroll, si dhe gjatë ditës së sotme u riaktivizua vatra e zjarrit në majën e malit të Bardhë, komuna Mollaj, por pa rrezikshmëri për banesat apo zonën pyjore pasi po veron në zonë me shkurre dhe bar të thatë.
Ndërsa në Shkodër ka 9 vatra aktive zjarri. Ndërsa situata paraqitet e qetë në qarkun e Durrësit, Fierit dhe Gjirokastrës ku nuk ka asnjë vatër zjarri.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›