Meteologët:Dita e Krishtlindjes me diell
Ashtu si edhe në filmat me historitë e krishlindjeve, Tirana do të ofrojë elemetët e vërtetë të atmosferës që përcjell një festë e tillë. Ftohtë, dëborë në malet përreth, po dielli do ti jap pak më shumë bukuri këtij momenti. Të paktën kjo është ajo çfarë parashikojnë meterologët në këtë fundjavë. Sipas Meteoalbit, temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 5 gradë celcius dhe temperatuarat maksimale do të nuk do të kalojnë më shumë se 15 gradë celcius.
Sipas Meteoalbit i fohti do të ndihen në zonat malore ku do të ketë edhe reshje dëbore. Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga kthjellimet. Ndërsa era nuk do të jetë problem duke bërë që dallgëzimi në det të mos jetë më shumë se 2 ballë.