Vdekja e emigrantit, policia merr në pyetje familjarët

Paraprakisht thuhet se viktima Fatbardh Hysi, ka pasur një grindje në familje ditët e fundit për arsye xhelozie.
Mendohet se ai ka pasur edhe një lidhje jashtëmartesore, çka policia ngre dyshime mbi motivet e vrasjes së tij. Fatbardh Hysi, 34 vjeç, banues në lagjen Nr.14 të qytetit të Durrësit, u gjet nga banorët e zonës, të cilët më pas lajmëruan policinë. Viktima kishte marrë plagë të rënda të shkaktuara nga një thikë dhe me mjete të forta.
Dyshohet se fillimisht 34- vjeçari është rrahur nga autorët dhe më pas është goditur me levë në kokë e trup, si dhe me thikë. Ai ishte zhdukur ditën e enjte, ku edhe familjarët bënë denoncimin. Burri ishte kthyer nga Greqia me rastin e festave të fundvitit. /Start/
2011-12-25 12:50