Korcë, aksident me vdekje, arestohet 32-vjeçari
Një automjet tip "Ford Eskort", me targë elbasani, drejtuar nga shtetasi Elis Çullaj, goditi kalimtarin 19-vjeçar, Klodian Xhemollari, nga fshati Vreshtas, i cili pësoi vdekje të menjëhershme nga përplasja.
KORÇË- Një aksident automobilistik, me pasojë vdekjen e një të riu, ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Klodian Xhemollari, 19 vjec nga fshati Vreshtas, ka humbur jetën nga përplasja me një autoveture, drejtuesi i së cilës, u arrestua nga policia për shkelje të regullave të qarkullimit rrugor.
Burime zyrtare të Policisë rajonale të Korçës, bënë të ditur se, aksidenti ndodhi mbrëmë, rreth orës 19.30 në një kryqëzim rruge pranë fshatit Petrushë, zona që ndan rrethin e Korçës me të Pogradecit.
Një automjet tip "Ford Eskort", me targë EL 1009 C, drejtuar nga shtetasi Elis Çullaj, goditi kalimtarin 19-vjeçar, Klodian Xhemollari, nga fshati Vreshtas, i cili pësoi vdekje të menjëhershme nga përplasja me autoveturën. Drejtuesi i mjetit u vu në gjendje arresti, rreth orës 23.00 mbrëmë, me akuzën "shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".
Gjatë ditëve të fundit, në aksin rrugor Korçë-Pogradec janë regjistruar edhe dy aksidente të tjera automobilistike me pasoja të rënda, për shkak të rritjes së qarkullimit të automjeteve nga ardhja e emigrantëve.
(d.b/BalkanWeb)