E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia-Gjirokaster, Firma të dëmshpërblejë të prekurit

Administratori i firmës, Arti shpk, duhet t'i kthejë shtetit 46 milionë lekë të cilat iu dhanë si demshperblim familjeve të prekura nga shembja e pallatit. Gjykata e Gjirokastrës pranon kërkesën e Avokatit të shtetit. 

GJIROKASTER-  Administratori i firmës i cili shkaktoi dhe shembjen e pallatit duhet ti kthejë shtetit dëmshpërblimin e 20 familjeve të dëmtuara. Shuma në fjalë është 46 milionë lekë të cilat shteti i dha si kompensim familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

Avokati Kristaq Kutra, përfaqësuesi i shtetit prezantoi kërkesën në seancën e sotme gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Sotiraq Janori, një nga administratorët e firmës Arti shpk që kryente ndërtime ngjitur pallatin e shembur. Ai akuzohet nga prokuroria e Gjirokastrës si përgjegjës për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, dhe shkatërrim të pronës me dashje.

Trupi gjykues pranoi kërkesën dhe vendosi që cështja të gjykohet e vecuar nga procesi penal në ngarkim të të pandehurve si fajtorë të shembjes së pallatit në lagjen 11 janari të Gjirokastrës. Në gjykim janë dhe Gjergj Mece, Afërdita Papamihali, Admir Shehaj, Petrit Maksuti, Leonard Mustafaraj dhe Alfred Mamani, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, ndërsa u pushua cështja për aksionierion tjetër të firmës “Arti”, Aristotel Haxhi,pasi sipas prokurorisë nuk kishte kryer asnjë vepër penale, si dhe për inxhinierin Luan Bufi, arkitektin Njazi Cobani dhe gjeologun Thanas Llahana.  

Prokuroria dorëzoi dosjen në gjykatën e Gjirokastrës në fillim të marsit të këtij viti, ndërsa sot zhvillohej seanca e dytë në ngarkim të të pandehurve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›