Korçë, arrestohet 35 vjeçari i shumëkërkuar
Policia e Devollit arrestoi pasditen e sotme Shpëtim Hoxhën, të shumëkërkuarit, i cili ishte i dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Korçës. Hoxha akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
KORÇE- Përfundon në pranga Shpëtim Hoxha, disa metra larg kufirit shtetërorë me Greqinë. Hoxha ishte kthyer në tmerr për bashkëfshatarët e tij në fshatin Sul, pasi lëvizte i armatosur me armë të ndryshme në trup. Ai kërkohej prej më shumë se 5 vitesh pasi ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 12 vjet burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i tij është bërë rreth orës 16:50 minuta.
Hoxha lëvizte në itinerarin Shqipëri-Greqi, aty ku ka zhvilluar dhe aktivitetin e tij të paligjshëm të trafikut të drogës për të cilin është dënuar në mungesë. Sipas policisë lokale 35-vjeçari ishte person i cili paraqiste rrezikshmëri të lartë për efektivat e policisë dhe jo vetëm, pasi lëvizte i armatosur. Në momentin që Hoxha është kapur iu sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë “TT”, si dhe 39 copë fishekë, të cilat i mbante pa leje. (a.r/news24/balkanweb)