Durrës- Morinë, të pandehurit padisin prokurorin
Zyrtarët u kërkojnë gjykatësve që brenda 10 ditëve të refuzojnë vendimin e Prokurorit të çështjes, Arben Kraja, me pretendimin se Prokuroria po i zvarrit hetimet për motive politike.
TIRANE- Dy nga të pandehurit e dosjes “Durrës-Kukës-Morinë”, veçanërisht për financimet që janë kryer në ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, Armand Teliti dhe Andi Toma kanë paditur në gjykatën e Tiranës dhe Gjykatën e Lartë, Prokurorin e çështjes. Ata janë ankuar për shtyrjen e afateve hetimore edhe për një muaj tjetër.
Zyrtarët u kërkojnë gjykatësve që brenda 10 ditëve të refuzojnë vendimin e Prokurorit të çështjes, Arben Kraja, me pretendimin se Prokuroria po i zvarrit hetimet për motive politike. Teliti thotë se “Prokuroria nuk ka bërë asnjë akt procedural dhe kërkon të shtyjë një muaj procesin”. Teliti, sot Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile dhe Andi Toma, ish-drejtori Juridik në këtë Ministri, akuzohen për shpërdorim detyre.
Në një kohë kur procedimi penal, i regjistruar fillimisht në Prokurorinë e Tiranës daton më 9 mars 2007, Prokuroria e Përgjithshme pohon se “hetimet janë në prag të përfundimit dhe së shpejti do të ketë edhe konkluzionet për secilin nga të akuzuarit”.
Kjo dosje ka emra zyrtarësh të lartë që nisin nga ish-ministri i Transporteve aktualisht ministër i Jashtëm, Lulzim Basha, ish-zëvendës ministri, Armand Teliti, ish-drejtori Juridik Andi Toma dhe ish-drejtoresha e Rrugëve, Lejla Saraçi.
Pak ditë më parë Prokuroria vendosi ta shtyjë edhe me një muaj dorëzimin e dosjes në Gjykatë, gjë e cila shkaktoi reagimin e disa prej të hetuarve të cilët kërkojnë daljen sa më shpejt para Gjykatës.
(O.Zh, BalkanWeb)