Berisha: Shqiperia mund ta fitoje heqjen e vizave

Kryeministri Berisha ka reaguar per progres-raportin e Komsionit Europian mbi Shqiperine, duke deklaruar se nga ky dokument Shqiperia propozohet si nje kandidat potencial per antaresimin dhe per liberalizimin e vizave.
“Ne do te permbushim te gjitha detyrimet qe vijne nga ky raport. Raporti me te drejte thekson se korrupsioni eshte i perhapur ne drejtesi, polici e dogana, por thekson gjithashtu se qeveria ka bere perpjekje ne luften kunder tij. Shqiperine ky raport e shpall si nje vend qe me plotesimin e disa kushteve te tjera mund te kete levizjen pa viza te qytetareve te saj”, ka pohuar Berisha ne mbledhjen e qeverise.
Me tej kryeministri ka dhene garancine e tij se zgjedhjet e ardhshme elektorale do te jene te lira e te ndershme.