E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, spitali pa ilace

Te shtrohesh ne spitalin rajonal te Korces duhet te marresh me vete te gjitha ilacet e nevojshme dhe deri tek shiringat, pambuku dhe alkooli.

Spitali eshte perfshire nga kriza e medikamenteve dhe mungesa e materialeve baze. Te semuret dhe pacientet qe trajtohen ne te gjitha pavionet kurohen me ilacet qe I sjellin me vete  duke u drejtuar tek farmacite me te aferta dhe trajtimi mjekesor kushton shtrenjte.

“Ketu mungon gjithcka. Jemi detyruar qe t’i blejme te gjitha vete, qe nga ilacet e deri tek carcafet e batanijet”, shprehet nje paciente.

Kriza e medikamenteve pranohet edhe nga titullaret e spitalit. Sipas tyre, situata eshte e renduar. Nendrejtori ekonomik Lorenc Kapedani ka thene jashte kameres se ne cdo repart mungojne medikamentet kryesore por edhe materialet e mjekimit, ndersa nevojat jane plotesuar duke shfrytezuar gjendjen e spitaleve te tjera te Ersekes, Bilishtit dhe Pogradecit. Kapedani pranon se spitali nuk ka me as rezerva.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›