Korçë, automjeti përplas kalimtaren. Në gjendje të rëndë 18-vjeçarja
Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.
Një automjet ka përplasur një kalimtare pranë shkollës “Mekanike”, të qytetit të Korçës.
18-vjeçarja e plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të rrethit në gjendje të rëndë, dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Forcat e policisë së qytetit të Korçës të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ndaluar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.