E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet drogë në Kapshticë, sekuestrohen 500 kg Kanabis, në pranga shtetasi grek

Kapet sasia më e madhe e drogës për vitin 2013, në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar ditën e sotme 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa,në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Lënda narkotike ishte fshehur në një vend të posaçëm në dyshemenë e një kamioni frigorifer me targa greke.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e me pas arrestimin i drejtuesit të mjetit, Ilias Aslanidhis.

Burime nga policia bëjnë me dije se droga ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte si destinacion shtetin helen.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbëritur forca të shumta policie, të  cilat ka nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë, në këtë rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›