E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet per vrasjen e Dritan Lamajt

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Arben Frrokut, i akuzuarit për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamaj.

Avokati i të pandehurit kërkoi ndalimin e procedimit penal ndaj klientit të tij me arsyetimin se prokuroria nuk ka prova. Por në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës argumentoi se zgjatja e hetimeve ishte e nevojshme për shkak të mungesës së të dyshuarit. Arben Frroku ndodhet i arrestuar prej në Greqi, ku u prangos pas vrasjes së Dritan Lamajt. Lamaj u ekzekutua nga një breshëri plumbash mbrëmjen e 24 shkurtit, pranë banesës së tij në rrugën “Ibrahim Dervishi”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›