Korçë, brenda pak orëve, del rezultati përfundimtar
Kur kanë mbetur edhe 8 kuti ende për t`u numëruar, mes palëve në Korçë ka një mirëkuptim, Niko Peleshi po shkon drejt rimandatimit edhe për 4 vjet të tjera në krye të Bashkisë së këtij qyteti.
Pasi janë numëruar 54 kuti nga 62 që janë në total për këtë Bashki, kandidati i Partisë Socialiste, Peleshi, udhëheq me 14076 vota kundrejt 12113 të rivalit të tij, Andrea Mano.
Në këtë KZAZ kanë mbetur vetëm 8 kuti për t`u numëruar dhe procesi vijon me ritme të kënaqshme. Ndoshta për pak orë do të mësohet edhe një rezultat përfundimtar nga ky qytet.