Korcë, burri masakron me gurë gruan
Rikthehet krimi brenda familjes. Një 45 vjecar nga fshati Podgori i Korcës ka masakruar me gurë gruan e tij pas një grindje për motive të dobta. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Gruaja është në gjendje të rëndë në spital.
KORCE- Masakrohet nga i shoqi me gurë, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Podgori të rrethit të Korcës.
Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje me motive xhelozie. 45 vjecari Defrim Tale e ka goditur me gurë në kokë bashkëshorten e tij Luljeta Tale ndërsa ishin duke u kthyer për në shtëpi, nga një vizitë tek të afërmit e tyre.
Nëna e 2 fëmijëve është gjetur nga familjarët të cilët e kanë dërguar atë drejt spitalit rajonal.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Korcës, mjekët kanë vendosur transportimin e saj drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Pak pas ngjarjes, policia ka bërë edhe arrestimin e autorit të krimit, Dëfrim Tales.
(e.n/BalkanWeb)