E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, ceremoni fetare ne Katedrale

Besimtaret ortodokse ne Korce kane festuar Krishtlindjet duke ndjekur ceremonine fetare ne kishen e katedrales 'Ngjallja e Krishtit'.
Liturgjia dhe mesha e kesaj dite te shenjte te lindjes se Krishtit ka mbledhur mijera besimtare per kete feste fetare te ketij komuniteti. Mesha eshte drejtuar nga mitropoliti i Korces Hiresia e tij Imzot Johani qe ka uruar besimtaret per me shume paqe dhe vellazerim harmoni dhe begati. Dita e lindjes se Krishtit, nje nga ditet e shenjta te kalendarit ortodosk dhe me te rendesishmet ka vijuar me urimet mes besimtareve dhe ndarjen e meshes se shenjte dhe kungatave per me shume shendet dhe paqe mes njerezve. Mesazhet per kete dite feste kane qene ato per lumturi dhe mireqenie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›