E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, dhunohen dy mbështetës të Partisë Socialiste

Shënohet incidenti elektoral i radhës në qytetin e Korçës ku dy mbështetës së Partisë Socialiste janë goditur me mjete të forta në qendër të qytetit.

Lajmi bëhet i ditur nga Partia Socialiste në Korçë e cila ka theksuar se dy mbështetësit e PS-së Niko Proko dhe Gesi Salaveci janë qëlluar me mjete të forta ndërsa ishin duke ngjitur posterat e kandidatit të PS-së për bashkinë e Korçës Niko Peleshi.
 

Menjëherë ata janë dërguar në spitalin e Korçës dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›