Braçe-Bashës: Dorëzo pashaportat

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, i kërkoi sot kandidatit të djathtë për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, që të dorëzojë 6 pashaportat që sipas tij ai disponon.
Në një konferencë për shtyp Braçe ka theksuar se edhe pse PS-ja I ka kërkuar Bashës një rrëfim të ndershëm lidhur me detyrimet e tij që burojnë nga veprimet e tij dhe ligjet në fuqi ky i fundit nuk ka dhënë përgjigje për pasurinë dhe identitetin e tij të shumfishtë.
Deputeti Braçe theksoi se opozita e konsideron jo serioz dhe me gabime aritmetikore sqarimin zyrtar, shpërndarë nga ILDKP.
“Ne e konsiderojmë faj, mungesën e veprimit ligjor nga ILDKP për deklarimin e rremë të ministrit Basha lidhur me shitjen e një prej shtëpive të tij të shumta, të shumpërfolurës shtëpi në Hollandë, shlyerjen e kredisë në shumën prej 199 726 euro me para që nuk ekzistonin ligjërisht në kohën e deklaruar të shlyerjes së saj”, theksoi Braçe.