E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce digjet kabina elektrike. Ne rrezik fshati

Një zjarr në kabinën elektrike në fshatin Barç të Korcës ka djegur për pak caste atë dhe si pasojë e erës, flakët kanë filluar të përhapen me shpejtësi një zonën me shkurre drejt banesave të fshatit. Banorët e zonës kanë filluar me mjete rrethanore të shuajnë flakët, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Për disa orë banorët sëbashku me efektivat zjarrfikse vijuan punë për të ndaluar përfshirjen e shtëpive të të tyre nga flakët. Nga hetimet e para u arrit në përfundimin se shkak i shpërthimit të zjarrit në kabinë ka qënë një qark i shkurtër i krijuar brenda saj nga luhatja e tensionit në rrjet.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›