E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Rick Perry dominon ne kampin republikan

Guvernatori i Teksasit kryeson anketimet pas debatit të dytë në  kampin republikan. Perri një tjetër ekonomist të njohur ish guvernatorin e Masachusets Mit Romney, i cili kishte udhëhequr renditjen për disa muaj me rradhë. Të dy kandidatët këmbëngulin se përvoja që kanë fituar duke krijuar vende të reja pune në shtetet e tyre i bën ata të jenë zgjedhja më e mirë për të përballur presidentin Obama në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

 “Nëse dikush sheh se çfarë kemi bërë në këtë dhjetëvjeçar të fundit, do të vëjë re se kemi krijuar më tepër se një milion vende të reja pune në shtetin e Teksasit në të njëjtën kohë që në Shtetet e Bashkuara u humbën mëse dy milionë e gjysmë vende pune.”deklaroi Perry. Romney ishte guvernator i shtetit Masaçusets për katër vjet dhe ai gjithashtu thekson se ka krijuar vende të reja pune gjatë asaj kohe ndërsa  ka punuar për vite me rradhë në sektorin privat para se të fillonte karrierën politike.

Ngjitja  e shpejtë e guvernatorit Rick Perry në anketat e fundit lidhet drejtpërdrejt me  rënien në anketime të Michele Bachmann,favorites së lëvizjes  konservatore të Tea Party . Debati ishte i nxehtë ndërsa  kandidatët debatuan për sistemin e pensioneve, një çështje e rëndësishme për Floridan, që ka përqindje të lartë të votuesve të moshuar e sigurimet shoqërore në përgjithsi por dhe një tjetër temë që vazhdon të mbetet e nxehtë, emigracionin.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›